Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa përpara dhe se është më afër se kurrë mundësisë për tu ulur në tryezën europiane.

“Sot preket më sy; më afër se kurrë për ta ulur Shqipërinë në tryezën europiane si të barabartë”, u shpreh ai.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama;

“Sot preket më sy më afër se kurrë për ta ulur Shqipërinë në tryezën europiane si të barabartë. Sot kur shqiptarët janë sa brenda edhe kashtë, besoj Shqipëria është në të përpjetën e fundit drejt bashkimit të shumë-ëndërruar me Europën. Ndryshimi më i madh i kësaj dekade edhe falë reformave transformuese. Kemi kaluar në një Shqipëri që përpiqet të përmirësohet. Nga një Shqipëri që përpiqej të pranohej, në një Shqipëri që pranohet si kurrë më parë në arenën ndërkombëtare. Shqipëria sot është një vend që ndryshon çdo ditë, dhe në mënyrë të pakthyeshme Shqipëria ecën vetëm përpara. Shqipëria 2030 është përmbyllja e një rrugëtimi që shumë prej jush e kanë jetuar tanimë…Ju e dini çfarë do t thotë të jetosh në sisteme që funksionojnë dhe ku merita ka vend. Përvoja juaj nuk është jashtë të ardhmes së Shqipërisë por është thelbësore për të. Çfarë ju keni hequr në kurriz është një mësim i paharrueshëm dhe vlen për të kuptuar çfarë Shqipëria ka hequr në kurriz. Pra do të ketë padiskutim zhgënjime, momente kur duket sikur asgjë nuk ia vlen, do ketë edhe momente kur progresi mund të duket i ngadalësuar. Por asnjë rrugë suksesi nuk ndërtohet në momente rehatie, kombet jo e jo. Por duhet thënë që kjo nuk është më një ëndërr e largët”, tha mes të tjerash Rama.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *