
KORÇË- Kryeministri Edi Rama, në një mesazh të shkurtër në faqen e tij zyrtare “Facebook” lajmëroi se së shpejti do të hapet në Korçë qendra e parë turistike e skive në vendin tonë.
Ky projekt shtoi ai do ta fusë Korçën në hartën evropiane të turizmit dhe padyshim do të sjellë prurje për ekonominë e këtij qarku.
Ai theksoi se Korça vijon të “gumëzhijë” me vizitorët vendas dhe të huaj dhe këtë fakt e dëshmojnë bujtinat, që sipas kryeministrit Edi Ramën janë të mbushura plot gjatë fundjavave.