Një shtetase e huaj është gjetur e pajetë në një banesë në zonën e bllokut të Ambasadave në kryeqytet.
Policia bën me dije se gjatë këqyrjes paraprake, në trupin e vajzës janë konstatuar plagë të ndryshme, që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.
“Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe”, njofton policia.
Po ashtu sqarohet se trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të zbardhur plotësisht ngjarjen.
Sakaq, grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Komente