Media britanike ‘The London economic”, i ka bërë jehonë deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së tij të fundit atje në kuadët të Samiti të Procesit të Berlinit.

Ndërsa ndaj në rrjetet e saj sociale një pjesë nga deklarata e kreut të qeverisë shqiptare, The London Economic’, e përkufizon atë si përmbledhja më e saktë e bërë për BREX-it ndonjëherë.

“Dikush mund të pyesë pse e latë Evropën. E latë Evropën sepse dëshironit më pak barka, dhe tani keni më shumë. E latë Evropën sepse dëshironit më shumë investime. Keni më pak investime.

E latë Evropën sepse dëshironit më shumë lumturi. Tani jeni më të depresionuar,” është kjo pjesë e fjalimit të kreut të qeverisë Edi Rama i vecuar në rrjetet sociale të medias britanike, ku ndër të tjera bien në sy komentet pozitive ndaj vedin tonë.

“Në fund Shqipëria është 100 herë më e sigurtë se Britania” shkruan një prej tyre.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *