Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, ditën e Shtune, e quajti samitin inter- Korean si një faqe të kthyer për ishullin Korean, ndërsa presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se do të mbajë presionin e sanksioneve mbi Phenianin në vigjilje të takimit të tij të paprecedent me Kim Jong Un të Koresë së Veriut.

Meida dhe personalitete të rëndësishëm në botë po e interpretojnë samitin në disa pamje.

Kryeministri i Kanadasë, Malcolm Turnbull, tha se “ajo çfarë mund të themi është se nuik mund të ketë zbutje në sanksionet ekonomike derisa të arrihet objektivi”.

Ministri i Jashtëm i Iranit, i cili ndodhet në prag të prishjes së marrëveshjes bërthamore me SHBA, tha se “Irani shikon samitin si një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur, i cili mund të kontribuojë në rajonin e fundit për paqe dhe siguri”.

Një iditorial i publikuar në China Daily ditën e Shtunë, tha se denuclearizimi do tí japë fund armiqësisë mes dy anëve dhe se “hapet porta për një epokë të re zhvillimi”.

“Denuclearizimi i ishullit, i shkruar në Deklaratën Panmunjom, është vetëm një projekt pa plan specifik. Kjo sepse specifika të tilla mund të arrihen vetëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut, dhe se Koreja e Jugut ka autoritet të kufizuar në këtë ujdi”.

Veritas.com.al/