Facebook, Google, Microsoft dhe Twitter lajmëruan të hënën se kanë bashkuar forcat në një përpjekje për të shmangur imazhet e terrorizmit.

Lëvizja vjen pas kritikave nga Brukseli se grupet e mëdha të mediave sociale amerikane kanë bërë përpjekje të kota për të ndaluar gjuhën e urrejtjes.

Në një deklaratë, grupet e mëdha thanë se po ndërtojnë një teknologji të re që do të identifikojë përmbajtjen ekstremiste, duke përfshirë videot e rekrutimeve të terroristëve dhe imazhet e ekzekutimit, nëpërmjet shenjave digjitale të njohura si “hash”, që do të përpilohen më pas në një bazë të dhënash globale. Sapo të krijohet një teknologji e tillë, hashi do të ngjitet në përmbajtje, e cila më pas do të identifikohet lehtësisht dhe do të fshihet.

“Kompanitë tona do të fillojnë të ndajnë teknologji të tilla për imazhet e videot më të rënda ekstremiste, një pjesë të të cilave i kemi hequr nga shërbimet tona”, thonë kompanitë. “Duke ndarë këtë informacion me njëri tjetrin, ne mund ta përdorim për të identifikuar përmbajtjen e mundshme terroriste në platformat respektive.”

Projekti do të prezantohet në Forumin e Internetit të BE-së të enjten, me prezantimin edhe të bazës së të dhënave në fillim të vitit 2017.

Kompanitë thanë se bashkëpunimi ishte një përgjigje e ardhur menjëherë dhe e pamenduar dy herë pas kërkesave të Evropës dhe kanë disa muaj që punojnë për këtë projekt.

Kompanitë e mediave sociale janë akuzuar shpesh se nuk marrin veprimet e duhura për të ndaluar imazhet e terrorit që përdorim platformat e tyre për propagandë dhe rekrutim. Këtë vit, Komiteti i Punëve të Brendshme në Parlamentin britanik tha se këto media “kanë dështuar me dashje” për të ndalur një fluks të tillë propagande, duke shtuar se ishte “alarmante” që kompanitë kishin qindra punonjës që kontrollojnë rrjetet në miliarda llogari.

Komisioni Evropian të dielën sinjalizoi se do të zbatohen ligje të reja nëse kompanitë nuk bëjnë përpjekje për të fshirë gjuhën e urrejtjes dhe përmbajtjet radikale të postuara nga grupet terroriste.

Në Shtetet e Bashkuara, departamentet e Shtetit dhe të Drejtësisë kanë inkurajuar kompanitë që të zhvillojnë metoda që të rrisin përpjekjet për të shpërndarë përmbajtje kundra-terrorizmit, që kanë si shenjestër rrezikun nga radikalizmi me mesazhe më të moderuara. “Projekti Kundër Esktremizmit”, një organizatë jofitimprurëse, së fundmi ka prezantuar një teknologji të re për të identifikuar përmbajtjen terroriste, bazuar në teknikat që përdoren për të gjurmuar pornografinë ndaj fëmijëve.

/Veritas.com.al/