Greqia do të përjetojë fundjavën më të nxehtë të korrikut në 50 vjet, ka paralajmëruar një meteorolog.

Ministritë qeveritare kanë këshilluar njerëzit që të punojnë nga shtëpia aty ku është e mundur dhe të mos dalin jashtë pa nevojë. Temperaturat e jashtëzakonshme nënkuptojnë gjithashtu se vendet kryesore turistike do të mbyllen gjatë pjesës më të nxehtë të ditës.

“Kjo fundjavë rrezikon të jetë më e nxehta e regjistruar në korrik në 50 vitet e fundit,” tha të premten Panagiotis Giannopoulos, një meteorology.

“Athina do të regjistrojë temperatura mbi 40 gradë Celsius për gjashtë deri në shtatë ditë, deri në fund të korrikut.”

Autoritetet, ndërkohë, raportuan se zjarrfikësit po luftonin ende me 79 zjarre pyjore në të gjithë vendin, me zëdhënësin e tyre Vassilios Vathrakoyannis duke thënë se Greqia do të jetë në gjendje gatishmërie gjatë fundjavës.