Mësohet se drejtori  ‘senior’ i Televizionit Top Chanel, Sokol Balla, është shkarkuar sot nga detyra. Disa dështime të kohëve të fundit të TCH, me sa duket, e kanë prurë ujin në ‘vijën’ përgjegjësisë  së Ballës. Shumë gazetarë dhe ancorman ose showë-woman, aktorë të programit satirik “Portokalli”, etj, janë larguar në shenjë proteste nga TCH.

Kohët e fundit edhe politika editoriale e TCH ka pësuar një ndryshim të dukshëm.

Në këtë mes ka një ironi se si zëvendësohet Sokol Balla në postin e drejtorit… Në vend të tij është emëruar një emër i njohur si drejtues programi lajmesh nga televizioni “armik” i TCH. Ky është Endri Xhafo që ka drejtuar programin e informacionit në ABC.

Por edhe ky do të qëndrojë në detyrën e drejtorit vetëm 2 muaj, derisa të mblidhet Bordi i TCH dhe të marrë vendime përfundimtare.

Veritas.com.al/