(FOTO: Arkiv)/

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu duke folur për mediat pas takimit të tryezës së partive parlamentare është shprehur se të gjithë përfaqësuesit janë dakord për të miratuar paketën e zgjidhjes të ofruar nga McAllister dhe SHBA.

Fjala e Mediut para medias:

“Dua të falënderoj përfaqësuesit e partive. Qartësisht në tryezë kemi pozicione të përafërte por dhe të ndryshme. Opozita ka miratuar paketën e propozuar nga Yee dhe Lu. Kemi theksuar që nuk kemi debat nga asnjë çështje,. Kemi parë një vullnet të mirë nga të gjitha partitë me përjashtim të Ramës. Që nesër të mblidhet parlamenti të votohet vettingu dhe të implementojmë këtë paketë. Ky është qëllimi ynë.

Ne nuk po dalim jashtë paketës. Paketa e propozuar do miratohet nga opozita siç është. E kemi dhënë përgjigjem me shkrim.

Zoti Rama le të flasë vetë për atë çfarë pretendon. Unë dua ta vlerësoj angazhimin e LSI-së, PDIU-së dhe LIBRA që pranuan këtë paketë si zgjidhje. Shpresoj dhe besoj se ka kohë dhe vullnet për të pasur një zgjidhje përfundimtare. Kjo nuk është Shqipëria e një njeriu dhe e një partie por e të gjithë qytetarëve shqiptarë”.

Veritas.com.al/