
Nje megaoperacion është zhvilluar në oret e para të mengjesit të kesaj të premte në Durrës.
Dhjetëra forca të policise së Durrësit, të mbështetura nga forcat RENEA dhe Policia e Shtetit kryen disa arrestime.
Mes të arrestuarëve janë Xhevdet Plaku dhe gjashtë persona të tjerë me rrezikshmëri të lartë.
Operacionet u përqëndruan në Shijak, Sukth dhe Durrës. Burime nga policia e Durrësit thonë për ABC News se janë shoqëruar një numer i madh personash.
Xhevdet Plaku është një ndër personat e arrestuar në megaoperacionin e zhvilluar mëngjesin e së premtes, nga forcat RENEA dhe Policia e Shtetit.
Plaku, është një person i njohur për policinë. Për 25 vite me radhë, ai është përfshirë në krime në tri shtete, Itali, Shqipëri dhe Holandë.
Ndër të tjera, Xhevdet Plaku është akuzuar për dy vrasje, një herë për trafik drogë dhe u ka shpëtuar të paktën 5 atentateve të dokumentuara. Është ekstraduar 4 herë nga Interpoli.
Ka arritur t’i shpëtojë dënimit për vrasje në rrethana të dyshimta, herë për pushim hetimesh e herë për gabime proceduriale. Koha më e gjatë që ka qëndruar në qeli në këto 25 vjet, ka qenë pak më shumë se 4 vjet.
Njihet gjerësisht me pseudonimin “Deti”, por ndryshe e quajnë edhe Akil. E ndoshta jo më kot ka marrë këtë emër. Si një njeri që u ka shpëtuar kaq shumë atentateve.
Komente