Edhe pse disa kritikë dhe të tradhtuar  të Bashës, si Patozi , Bode, Halimi, Kadilli, Eleina Qirici, Bedri Hoxha, Mimoza Hajdarmataj, Asllan Dogjani,…  protestuan sot me demokratët, në sheshin para kryeministrisë u vu re mungesa e ish-deputeteve Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli.

Zonjat me sa duket kanë qenë të vetmet që kanë munguar sot në proteste, nga lista e gjatë e demokratëve që Basha nuk i kandidoi në zgjedhjet e 25 qershorit. Zonja Bregu ka pohuar se nuk do të merrte pjesë në protestë, ndërkohë që nuk ka dhënë arsye.

Edhe Topalli nuk është parë në bulevard, por e kontaktuar nga “BalkanWeb”, nuk ka dashur të komentojë qëndrimin e saj.

Veritas.com.al/