Javier Valdez, gazetari 50 vjeç meksikan, mori Çmimin e Lirisë Ndërkombëtare për Shtyp nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) në vitin 2011 për punën e tij shumë të njohur në ‘ndjekje’ të kartelit të drogës.

Gazetari i njohur për mbulimin e ngjarjeve mbi tregtinë e drogës, është qëlluar për vdekje në një pritë të ngritur kastile për të.

Sulmuesit, të paidentifikuar, hapën zjarr ndaj tij të hënën në qytetin Culiacan në shtetin verilindor të Sinaloa, ku jetonte dhe punonte, raporton BBC.

Ai është një nga disa gazetarë të cilët janë vrarë këtë vit në Meksikë. Mendohet se edhe vrasja e të tjerëve ka lidhje me krimin e trafikut të drogës.

/Veritas.com.al/