Pesë ditë në çdo cep të kontinentit, nga veriu në jug. Zonja e parë si ish “princesha e popullit”

Nju Jork – Melania Trump në gjurmët e Lady Diana.Zonja e parë e SHBA-së konfirmon ndjeshmërinë për çështjet e fëmijëve, duke e nisur nga Afrika ne udhëtimin e parë vetëm jashtë kontinentit amerikan.

I vetmi precedent është episodi më pak se njëzet e katër orë në Toronto, Kanada, ku në shtator 2017 ka marre pjesë në Lojërat Invictus me Princin Harry të Anglisë. Vizita pesë-ditore në Afrikë,ne fakt mbulon çdo cep të kontinentit:etapa e parë e gruas së Presidentit Donald Trump sot është në perëndim, në Gana, pastaj do të vazhdojë në jug, në Malavi, në lindje, ne Kenia dhe në veri, në Egjipt.

Melania do të shkojë në spitale, shkolla dhe strehime në katër vende “madhështore dhe shumë të ndryshme”, midis tyre, siç ka shpjeguar ajo vete javën e kaluar, duke folur në një takim për gratë e krerëve të shteteve dhe qeverive në përfundimin e Asamblesë së Përgjithshme te OKB, në Nju Jork. Bëhet fjale për kombe që kanë punuar me Agjencinë Amerikane të Zhvillimit (USAID) për të ndihmuar fëmijët: “Jam kaq krenare për punën e kësaj administrate përmes Usaid-it dhe të tjerëve”, ka vazhduar duke vënë në dukje se udhëtimi është mundësi për të çuar në kontinentin më të varfër në botë, kauzën e saj, përkatësisht përmirësimin e kushteve të fëmijëve.

Edhe te mëparshmet zonja te para amerikane Michelle Obama, Laura Bush dhe Hillary Clinton kanë shkuar vazhdimisht vetëm në Afrikë gjatë mandateve të burrave të tyre në Shtëpinë e Bardhë, dhe tani sytë janë përqendruar te Melania, qe me gjithë profilin e ulët të mbajtur në periudhën e parë ne Pennsylvania Avenue, po mishëron rolin e gruas se pare të Amerikës me sharm dhe personalitet. Dhe ndoshta nuk është rastësi që per heren e saj te pare vetem ka zgjedhur të ndjekë gjurmët e te paharruarës Lady Diana Spenser,e cila shkoi në Angola për të sjellë në vëmendjen e botës tragjedinë e minave anti-njeri, u takua me presidentin e Afrikës së Jugut, Nelson Mandela dhe kreun e shume diskutueshëm te Zimbabvesë, Robert Mugabe.

Melania ka të gjitha kredencialet për t’u bërë një “princeshë e popullit” e re, të paktën brenda Shteteve të Bashkuara, duke pasur parasysh se përtej elegancës dhe vëmendjes së padiskutueshme për fëmijët, është padyshim figura më popullore në Shtëpinë e Bardhë te Trump. Më shumë e dashur se vajza e preferuar e manjatit, Ivanka, gjithmonë ne ndjekje te babait si këshilltare së bashku me bashkëshortin e saj Jared. Kontinenti afrikan, megjithatë, është pikërisht ai i shënjestruar nga presidenti në të kaluarën dhe ka nga ata që kanë frikë se udhëtimi i saj mund të lihet ne hije nga polemikat mbi Donaldin.

Në fillim të vitit Trump u kritikua ashpër për deklaratat të përcaktuara raciste për emigrantët afrikanë dhe vendet prej të cilave vinin, të quajtura “vende te vdekura”. Sipas Joshua Meservey, një analist në Fondacionin Heritage, “marrëdhënia midis SHBA-së dhe Afrikës, megjithatë, shkon përtej këtyre komenteve”: “Unë mendoj se shumica e afrikanëve as nuk i kanë dëgjuar këto fjalë, është vetëm një shqetësim i elitës.” Meservey ka kujtuar se SHBA shpenzon shuma të konsiderueshme në shëndetin publik dhe zhvillimin e Malawit, një prej kombeve më pak të zhvilluara të botës, përveç takimeve pozitive te Trump me presidentin e Kenias gushtin e kaluar dhe egjiptian Al Sisi ne përfundim te punëve të OKB-se. Kur njoftoi udhëtimin, Melania ka thene në një deklaratë për shtyp: “Jemi një shoqëri globale, besoj si nëpërmjet dialogut të hapur dhe shkëmbimit të ideve që kemi një mundësi reale për të mësuar njëri nga tjetri”. Fjalë që dukeshin një referim i tërthortë ndaj deklaratave “politikisht të pasakta” të burrit të saj.

Veritas.com.al/