(FOTO: First Lady Melania Trump)
Ndërsa Donald Trump fitoi Presidencën e Shteteve të Bashkuara të Mërkurën në mëngjes, kombi amerikan në të njëjtën kohë fitoi First Lady, Melania- gruaja e Trump.
E lindur në Slloveni, 46 vjeç, do të hyjë në histori si e para emigrante që bëhët First Lady në Amerikë, që nga Louisa, gruaja e John Quincy Adams, në vitin 1825. Melania ariti në Shtetet e Bashkuara në vitin 1996 dhe u bë qytetare amerikanë në vitin 2006, një vit pas martesës me Donald Trump.
Ish modelja do të bëjë një ndryshim të dukshëm nga First Lady që po largohet- Michelle Obama e cila ka studiuar për ligje në Princeton dhe Harvard. Por të dyja kanë një gjë të përbashkët në jetëne tyre: Amësinë.
First Lady, Melania pret që djali i saj Barron, 10 vjeç, të jetë prioriteti i saj.
“ Burri im udhëton reth e rrotull gjatë gjithë kohës. Barron ka nevojë për njërin nga prindërit, kështu që unë jam me të gjatë gjithë kohës”- tha ajo për revistën People. Melani tha se “nuk kam dado”.
Melania thotë se ndihmon Barron për detyrat es shtëpisë, e dërgon në aktivitete mbas mësimit, dhe e inkurajon që të provojë interesa të ndryshëm.
“Ka dëshirë që të bëhet lojtar golfi, biznesmen, pilot. Është në të tillë moshë që duhet t’ia prezantosh gjërat; dhe unë përpiqem që t’i jem në krah kurdoherë”- tha ajo.
Përveç amësisë, është e njohur gjithashtu për stilin e saj pa asnjë cen. Veshja e saj është gjithmonë që shkakton efekt. Mban bizhuteri dhe një varëse ku ka të gdhendur emrin e saj.
Që kur u martua me Donald, Melania është angazhuar në aktivitetet e bamirësisë, përfshirë edhe në Kryqin e Kuq Amerikan. Gjatë gjithë jetës nuk kishte mbajtur ndonjë fjalim përveçse në Konventën e Republikanëve me rastin e fushatës së zgjedhjeve dhe një fjalim tjetër që ngjalli shumë simpati, një javë para ditës së zgjedhjeve. Melania ka thënë se sapo të hyjë në Shtëpinë e Bardhë do të vërë nën kontroll përdorimin e internetit nga fëmija.
“Dua që djali im të dijë se është i bekuar që ka lindur në një vend me vlera të lirisë individuale dhe të demokracisë konstitucionale”, tha ajo. “Dua që fëmijët në këtë vend dhe në gjithë botën të jetojnë një jetë të bukur, të jenë të sigurt dhe të mbrojtur, të ëndërrojnë lirisht mbi dashurinë dhe familjen e tyre një ditë. Ne duhet t’i mësojmë rinisë amerikane vlera si këto: ”Mirësinë, ndershmërinë, respektin, dhëmbshurinë, bamirësinë, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”.
Kjo do të jetë “Great First Lady”, shkruan revista PEOPLE.
/Veritas.com.a/
(FOTO: Louisa Adams, Firs Lady 1825)