Gruaja e Presidentit Donald Trump, Melania Trump, do të anashkalojë samitin e G7 që mbahet kësaj jave në Quebec dhe nuk ka në plan që të marrë pjesë samitin e 12 qershorit në Singapor me Korenë e Veriut, pohoi Shtëpia e Bardhë ditën e  Diele, raporton Reuters

Melania Trump ka marrë pjesë në takimin e G7 në Itali vitin e kaluar. Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, 48 vjeç, nuk është parë në publik që nga 10 Maji kur bashkë me presidentin pritën tre amerikanë që ishin burgosur në Korenë e Veriut.

Ajo ndërmori një procedure kirurgjikale në 14 Maj për trajtimin e një sëmundjeje në veshka dhe doli nga spitali në 19 Maj.

“Ajo nuk do të marrë pjesë në samitin G7 dhe nuk ka ndonjë plan që të udhëtoje për në Singapor në 12 qershor”, tha zëdhënësja e saj, Stephanie Grisham, sipas një email-i të shpërndarë të Dielën.

Veritas.com.al/