Kryeministri Edi Rama ka njoftuar zyrtarisht lajmin e shumëpritur nga komuniteti shqiptar në Itali: marrëveshja për njohjen reciproke të viteve të punës dhe përfitimin e pensioneve midis Shqipërisë dhe Italisë do të hyjë në fuqi më 1 qershor 2025.

Rama ka publikuar një foto së bashku me kryeministren e Italisë Meloni, duke bërë të ditur se ajo i ka dhuruar dokumentin final të procesit të gjatë ligjor që formalizon këtë marrëveshje. Rama e cilësoi këtë si një “lajm të mirë” dhe theksoi se vendosi ta ndajë veçmas nga vorbulla e samitit për t’i dhënë rëndësinë që meriton, shkruan A2 CNN.

Kjo marrëveshje do t’u mundësojë qindra mijëra shqiptarëve që kanë kontribuar me vite pune në Itali të përfitojnë pension të plotë, bazuar në kontributet e derdhura në të dy vendet. Njohja e kontributeve do të jetë e ndërsjellë, çka do të thotë se edhe qytetarët italianë që kanë punuar në Shqipëri do të kenë të drejtën e pensionit

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *