Nga: Tritan Shehu/

Ne Shkodër arrestohet si “kriminele” personeli mjekësor i hemodinamikes…,ndërsa bandat kriminale qarkullojnë aty te lira, te armatosura!

Lajmin e arrestimit te një stafi mjekësor, duke kërkuar edhe heqjen e te drejtës se ushtrimit te profesionit, pa u marre përpara ne pyetje, pa një raport te kontrollit te shtetit, pa një analize profesionale te akuzës, pa një ndjekje ne gjendje te lire e me tej te një vendimi te formës se prere te gjykatës, e ndoqa me shqetësim.

Ne momentin e pare mendova per krime a gabime te renda, me pasoja vdekjen e disa pacienteve, “konspiracione”, a te tjera akte ekstreme, qe mund te rendonin mbi atë personel shëndetësor.

Me tej u habita, kur po lexoj e dëgjoj se ata akuzohen per “programim te gabuar” te aktivitetit te klinikes, pra dhe te porosive te materialeve te konsumit, gjë qe kërkon se pari nje diskutim profesional klinik.

Dhe për një akuze te tille arrestohen pa asnjë thirrje paraprake, pa asnjë gjykim ne themel, duke lënë edhe pacientet pa shërbim invaziv urgjence, sikur te paraqisnin rrezikshmëri te larte, apo te ishin kapur ne flagrance, duke kryer një vepër te rende kriminale, ne te vërtetë sikur te ishin kriminele me damke.

Eeeee…po te ishin te tille apo trafikante droge, gjobëvënës, terrorizues te Shkodrës a diçka tjetër e ngjashme…nuk do ishin ne qeli.

Ndërsa vazhdon te damkosen mjeket e personeli shëndetësor me “vulën” e krimit, te stimulohet nje urrejtje patologjike ndaj tyre, sikur ata te ishin përgjegjësit e gjendjes katastrofale te sistemit tone shëndetësor dhe te vendit.

Apo kërkohet qe me një gur te “vriten disa zogj”, te krijohet edhe imazhi se policia, prokuroria, drejtësia po punojnë, asgjësuan nje “komplot” shkatërrues ne shëndetësi e me dëme kolosale ndaj “ekonomisë socialiste”; ne një kohe qe keqbërësit e vërtetë kontrollojnë institucionet e terrorizojnë qytetaret?!

Pa asnjë dyshim çdo veprim i pa ligjshëm duhet dënuar, por ka disa shkallëzime, procedura, etapa, klasifikime per te arritur ne atë konkluzion, duke filluar qe nga analizat profesionale, vendimet administrative, ndjekjet ne gjendje te lire etj etj, deri te vendimet e formës se prere, përpara te tilla arrestimeve “spektakolare” për te tilla akuza, siç po lexoj ne media, për atë personel!

Veritas.com.al/