Kancelarja Gjerman, Angela Merkel, ka mbrojtur dhënien e disa miliardave më shumë euro qeverisë turke  për azilkërkuesit Sirian  me qëllim që të të mbrohet pakti për emigrantët i Bashkimit Europian (BE). Kjo ndodh kur liderët e BE kanë rënë dakord që Turqisë t’i jepen më pak para për të përgatitur Turqinë që t’i bashkohet BE-së.

Kancelarja Gjermane tha se Turqia e ka trajtuar mirë çështjen e emigrantëve dhe sipas këtij pakti është ulur numri i emigrantëve që synojnë Europën.

“Kjo që po bën Turqia është një gjë shumë e madhe”, tha zonja Merkel në samitin e BE në Bruksel në fillim të javës- raporton Die Welt.

Veritas.com.al/