Faqja zyrtare e Angela Merkel në Instagram ka publikuar një foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama. Fotografët kanë kapur momentin kur Rama i dhuron kancelares gjermane librin e tij.
“Kancelarja Merkel mirëpret Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë. Politikani është gjithashtu një artist dhe i solli kancelares librin e tij të fundit si një suvenir”, shkruhet në faqen e Merkel.
Rama dhe Merkel zhvilluan sot një takim rreth 50 minuta, ku temë qendrore e diskutimeve ishte hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.