Nga: CNN/

Në orët e para të të Premtes në mëngjes, Angela Merkel u shfaq pas bisedimeve maratonë në Bruksel dhe dukej sa  lodhur aq edhe e lumtur.

Për herë të parë gjatë këtyre javëve, kancelarja gjermane kishte arsye për tgë buzëqeshur: ajo më në fund siguroi marrëveshjen e Bashkimit Europian në një suituatë kritike dhe të përçarë të Bashkimit Europian mbi emigracionin, pikërisht në kohë për të mbajtur e valës kryengritëse në koalicionin e saj qeverisës.

“Mbi të gjitha, pas një diskutimi intensiv në çështjet sfidonte për BE, pikërisht mbi emigracionin, është një sinjal i mirë që ne u pajtuam me marrëveshjen e përbashkët”, tha Merkel pas takimit.

“Ne akoma kemi shumë punë për të ndërtuar urat mes pikëpamjeve të ndryshme”, tha ajo.

Megjithëse shumë detaje të komunikatës nuk janë ndërtuar akoma, arritja më e madhe është se BE do të veprojë në unitet si e vetmja rrugë për të shmangur përsëritjen e krizës së emigrantëve të vitit 2015, që solli qindra mijëra azilkërkues që vërshuan pa kontroll drejt Europës.

Veritas.com.al/