Më në fund ka ardhur edhe një lajm i mirë sa i përket Koronavirusi në Shqipëri. Babai i pacientit zero, Viktor Kola, ose pacienti 1 të cilit para disa ditësh i kishte dalë tamponi i parë negativ, është shëruar plotësisht pasi edhe tamponi i dytë ka rezultuar negativ nga Koronavirusi.
Viktori është babai i 28-vjeçarit i cili dyshohet se është pacienti zero në Shqipëri.
Kola u shpreh para disa ditësh në emisionin Open se virusi nuk duhej marrë me stres dhe panik dhe se ishte diçka që kalohej.