Këtë të enjte Qeveria e Serbisë miratoi vendimin që u mundëson qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që të hyjnë në territorin serbë pa pasaportë.
Qytetarët shqiptarë do të mund të hyjnë në Serbi vetëm me një kartë identiteti, e njëjta gjë vlen edhe për qytetarët serbë që do të hyjnë në territorin shqiptar.
Vendimi është rezultat i marrëveshjes së Minishengenit, të nënshkruar midis dy vendeve, e cila do të lehtësojë rrjedhën e njerëzve, mallrave dhe kapitalit dhe gjithashtu siguron një mundësi për zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Zbatimi i këtij vendimi, siç thuhet, krijon parakushte shtesë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkencor, arsimor, sportiv dhe kulturor midis dy vendeve.
VERITAS.COM.AL