Ish-ministri Ylli Manjani është takuar sot me Ambasadorin e SHBA, Donald Lu. Takimi është zhvilluar në një prej lokaleve të njohura në qytet. Sipas mediave zoti Lu kishte disa ditë që u kërkonte zyrtarëve të LSI të mundësonin një takim me Manjanin.

Gjatë kësaj kohe në Kuvend po zhvillohet një tension i lartë, opozita ka bllokuar sallën e Kuvenmdit dhe po mban fjalime ne facebook, ndërsa maxhoranca ka lënë sallën.

Takimi ka tërhequr vëmendjen për shkak se ish-ministri i Drejtësisë, Manjani është një nga ekspertë që ka shprehur më shumë rezerva për mënyrën sesi po zbatohet reforma në drejtësi. Ndërsa ambasadori i SHBA është diplomati që është investuar më shumë se kushdo për realizimin e kësaj reforme.

Veritas.com.al/