Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar aktet vandale në selinë e Nuciaturës Apostolike në Tiranë, godinë që shërben si përfaqësi diplomatike zyrtare e Selisë së Shenjtë të Vatikanit në Shqipëri.

Ishin disa protestues që sulmuan godinën gjatë protestës së zhvilluar dje e shoqëruar me akte të shumta dhune, tensioni dhe përplasjesh me forcat e policisë.

akte të shumta dhune, tensioni dhe përplasjesh me forcat e policisë.

Reagimi i Ministrisë së Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënon aktet e vandalizmit të ushtruara dje ndaj selisë  Nunciaturës Apostolike në Tiranë, përfshirë heqjen e flamurit të Selisë së Shenjtë. 

E drejta për të protestuar është pjesë e pandashme e një shoqërie demokratike, por ushtrimi i saj duhet të respektojë ligjin dhe të përjashtojë çdo formë dhune apo vandalizmi. Autorët e akteve të paligjshme duhet të identifikohen dhe të përgjigjen përpara ligjit.

Ministria vlerëson reagimin e Policisë së Shtetit dhe shpreh besimin se institucionet kompetente do të zbardhin plotësisht ngjarjen dhe së bashku me institucionet e përfshira, do të garantojë sigurinë dhe paprekshmërinë e të gjitha përfaqësive diplomatike në Shqipëri.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *