Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin në detyrat e reja në ministri përkatësisht tek ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes.
Kryeministri Edi Rama me këtë lëvizje riktheu një ish ministër nën hetim për skandalin e pesticideve dhe largoi ministrin në detyrë për punët e jashtme Gent Cakaj duke ia besuar diplomacinë shqiptare Olta Xhaçkës që vjen pas shumë vitesh drejtimi të ministrisë së mbrojtjes.
Cakaj sëbashku me Besa Shahinin ishin një ekspertimet jo edhe aq rezultativ për Ramën i cili për herë të parë emëroi dy ministra që vinin nga Kosova.
Mes polemikave të forta Presidencë Qeveri, Gent Cakaj mori drejtimin e diplomacisë në Janar 2019 si pasues i Ditmir Bushatit.
Sakaq ministrinë e mbrojtjes kryeministri Edi Rama ia ka besuar Niko Peleshit i cili herën e fundit në qeveri ishte si ministër i bujqësisë.
Ndërkohë që është ende nën hetim për skandalin e silikon miks, një kimikat që Peleshi i dha lejen të importohej si pleh për bujqësinë por që në fakt ishte një pesticid. Skandali u denoncua nga Top Channel dhe prokuroria nisi hetimin.
Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin e zotit Edi Rama nga detyra e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zonjës Olta Xhaçka nga detyra e ministrit të Mbrojtjes.
Po sot, Presidenti Meta ka dekretuar emërimin e zonjës Olta Xhaçka në detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zotit Niko Peleshi në detyrën e ministrit të Mbrojtjes.