Pasi presidenti i republikës, Meta, deklaroi publikisht se ‘opozita jashtë- parlamentare e ka lënë vetëm’ dhe pasi tha se nuk pajtohet me ata që ‘dorëzuan mandatet’ dhe që krijuan kaos në rrugët e kryeqytetit,  sot ka thënë të kundërtën. Me anë të zëdhënësit të ti, presidenti ka deklaruar se do t’u drejtohet kryetarëve të partive që kanë lënë mandatet.

Ndersa dihet qe Meta ishte gjithnje ne mbeshtetje te asaj opozite, sidomos per aktet e dhunes.

Kjo nënkupton një lëvizje të re, ndoshta si ajo e dhunshmja në rrugë, ose edhe më gjerë.

Presidenti Ilir Meta do të kërkojë takim me kryetarët e partive që dolën nga Parlamenti në Shkurt 2019 duke djegur mandatet e deputetëve. Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, i cili thotë se do të diskutohet për situatën politike dhe më pas pritet që kreu i shtetit të marrë vendime të rëndësishme.

“I pyetur nga gazetarët lidhur me një lajm që qarkullon në media për një sërë nismash dhe vendimesh shumë të rëndësishme që do të ndërmarrë në ditët në vijim Presidenti i Republikës ,  Ilir Meta, Këshilltari për Mediat dhe zëdhënësi,Tedi Blushi bën me dije se:

‘Presidenti Meta do të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi. Padyshim do të ketë edhe të tjera iniciativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Presidencës.

Veritas.com.al/