Jashtë kontrollit dhe i acaruar, Presidenti Ilir Meta nuk kurseu sot as sulmet ndaj ambasadores së SHBA, Yuri Kim. Meta tha se i ka thënë ambasadores ta lajmërojnë nëse SHBA ka ndonjë problem me të, duke shtuar se “unë e di që ju edhe më vrisni po të doni”, duke i kërkuar që “të paktën të më çoni te Mali me Gropa”.
“Janë 100 ambasada të mbajnë vendin e tyre. Nëse SHBA kanë një problem me mua siç thotë ky qen bir qeni çuni i Kristaq Ramës, SHBA nëse kanë gjë me mua, se ky nxjerr spiunët e UDB-së, Ffrrok Çupin me shokë. Ilir Meta e di që nuk është i pavdekshëm, nuk jam nga ata që mendojnë se jam i pavdekshëm, se kur ka vdekur dhe Skënderbeu, jo më Ilir Meta. I kam thënë që nëse keni gjë me mua më lajmëroni nëse e keni se unë e di që ju më vrisni nëse doni. Por të paktën, më çoni te Mali me Gropa dhe më lëshoni një raketë që të mos dëmtoni njerëzit e tjerë. Takimin e parë ia kam thënë zonjës, moj zonjë, je këtu për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës dhe jo mes Serbisë dhe Amerikës”, tha Meta nga studio e televizionit të familjes Berisha.