Nga: L. Skiro/

Sot ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu ka shkuar në zyrën e presidentit të ri, Ilir Meta. Vizita është tre ditë pas inaugurimit të Presidentit.

Si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, zoti Lu është i vonuar në takimin zyrtar me presidentin e sapo- zgjedhur. Nuk mund të shihen hije të një vonese të kuptimtë, por edhe që në marrëdhënie shumë të mira të SHBA me presidentin, takimi duhej të ishte realizuar që më 25 korrik në mëngjes, disa orë nate pas inaugurimit.

Por shtrohet edhe një pyetje tjetër:

A është ky kontakti i parë i presidentit të ri të republikës me Perëndimin?

Deri më tani, edhe pse në pak ditë, zoti Meta si president i Republikës ka pasur dy takime me Lindorët: Me ministrin e jashtëm të Maqedonisë dhe me një ministër të Bullgarisë. ‘Si tepër’ është ky qëndrim lindor- sikur të quhej ‘qëndrim politik’ i presidentit.

Por takimi sot me ambasadorin e SHBA, thua të quhet kontakt i parë me Perëndimin? ‘Si shumë pak’ do të ishte kjo.

Kontaktet e presidentit tonë me Perëndimin presupozojnë kontakte madhore, kontakte me krerë shtetesh dhe audienca të mëdha. Nëse zoti Lu ka vizituar presidentin jo thjesht në emër të ambasadorit dhe zyrës që përfaqëson, atëherë kjo le për të dëshiruar mbi një vëzhgim diplomatik që kanë kryer aleatët tanë mbi hapat e parë drejt Lindjes.

Veritas.com.al/