Pas disa përplasjeve në distancë, kryesisht në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitin 2021, kohë kur Ilir Meta ishte në president, por ishte mjaft aktiv në fushatën elektorale kundër qeverisë, kreu i Partisë së Lirisë tashmë ka bërë ‘paqe’ me diplomaten amerikane Yuri Kim.
Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE’- shkruan Meta.