Presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metsola dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen kanë mbërritur në Izrael.

Metsola, një politikane e qendrës së djathtë, pritet të bëjë thirrje për lirimin e menjëhershëm të pengjeve, duke kërkuar gjithashtu krijimin e një korridori humanitar dhe mbrojtjen e infrastrukturës civile në Gaza.

Metsola dhe von der Leyen në Izrael për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen me popullin izraelit

“Ne jemi këtu për të dhënë një mesazh solidariteti pas sulmit më të keq terrorist që ka përjetuar Izraeli në breza”, tha presidentja e parlamentit në një mesazh në  mediat sociale.

“Terrori nuk do të mbizotërojë. Mënyra se si ne reagojmë ka rëndësi”, tha ajo, duke shtuar: “Ne mund, ne duhet të ndalojmë Hamasin. Dhe të bëjmë atë që mundemi për të zbutur pasojat humanitare.”

Gjithashtu edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der postoi një video të mbërritjes së saj në Izrael.

 

“Kam mbërritur në Izrael, së bashku me presidentin e Parlamentit Europian për të shprehur solidaritetin me popullin e Izraelit pas sulmeve terroriste të Hamasit.”