(FOTO: Michael Moore, regjisor filmash deokumentar)/
Kaq i revoltuar dhe qejfmbetur sa ç’ është ky, mund të pritet ndonjë sjellje e ligë gjatë ceremonisë së Inaugurimit të Presidentit, më 20 janar. A kishte thënë se në qoftë se Trump fiton zgjedhjet, atëherë mund t’i fitojë vetëm duke u kapur pas “Murit Blu” në Michigan, Wiskconsin dhe Pennsylvania.
Sidoqoftë, Michael Moore është një mohues i çdo demokrati mbi të cilin Trump fitoi zgjedhjet. Në vend që të pranojë, me gjithë parashikimet negative të tij, se Trump i fitoi zgjedhjet dhe të pranojë rezultatin, Moore po planifikon diçka të ligë për Ditëne Inaugurimit të Trump si president.
Në një intervistë, Moore tha: “Në qoftë se do të kisha thënë se Donald Trump do të fitojë, atëherë ju do të kishit kapur ndonjë nga pjesëtarët e familjes sime dhe të kishit ndërhyrë. Oh, prit!, Unë e kam thënë se do të fitonte. Po pse nuk kishte asnjë ndërhyrje?!”
Pastaj shtoi: “Në qoftë se disa ndodhi të shëmtuara dëshmojnë se Trump do të betohet ë 20 Janar, atëherë unë do të jem atje për të ndihmuar në organizimin e një proteste dhe pengesave jo të dhunshme për të prishur Inaugurimin e Trump. Do të bëj diçka privatisht dhe me miq, që do t’ua tregoj…”, tha Moore.
/Veritas.com.al/