( The Telegraph)

Obama përqafon George Bush në ceremoninë e hapjes së Muzeut Kombëtar të Historisë dhe Kulturës Afrikano Amerikane.

Shekuj lufte dhe grindjesh,dekada planesh dhe dhimbjeje,  vite shpresash për  hapësirën që historia  Afrikan-Amerikane mund ta quajë shtëpi, kulmoi kur Presidenti Barack Obama, zyrtarisht hapi Muzeumin Kombëtar  Smithsonian të Historisë dhe Kulturës Afrikano- Amerikane.

Obama që nga Tweeter-i presidencial shkroi: “Krenar që po hap @NMAAHC me kaq shumë heronj. Historia Afrikano- Amerikane është pjesa qëndrore e historisë sonë fitimtare Amerikane”.

Një fener i shëndritshëm bronzi në Qendrën Tregtare Kombëtare të Uashington DC, veç pak hapa larg monumentit kushtuar presidnetit skllavopronar, kronikat për Smithsonianin e ri që e lidhin marrëdhenien mes Shteteve të Bashkaua dhe popullit dikur të skllavëruar, dhe dëshmon historinë e atyre që punuan për të kryer ndryshimet e domosdoshme  për ta prurë vendin këtu ku është sot.

Në një manifestim uniteti jashtë muzeumit, e para First Lady me ngjyrë, i dha Presidentit George W Bush një përqafim vëllazëror, ndërsa  burri i saj, njeriu i parë me gjyrë që u bë President i Shteteve të Bashkuara, vështronte skenën.

Ishte Presidenti Bush ishte ai i cili firmosi ligjin e vitit 2003 që i hapi rrugë ndërtimit të muzeumit.