Në fjalimin e tij të debatueshëm si “President” i Kubës, ditën e Enjte, Miguel Díaz-Canel, u afishua si pasardhës i zgjedhur nga dora e vetë zotit Raúl Castro, dhe bëri të qartë se Castro do të vazhdojë të qeverisë vendin, duke i thënë Asamblesë Kombëtare se Castro “do të procedojë mbi të gjitha vendimet për presidentin dhe të ardhmen e kombit”.
Asambleja Kombëtare e Kubës u bind të Mërkurën që të miratojë kandidatët për presidnet, zëvendëspresident dhe pozicionet e kabinetit në vend. Të gjitha këto poste bien nën profecinë e Partisë Komuniste të Kubës.
Díaz-Canel ishte kandidat i vetëm në votimet për presidencën e vendit, ndërsa Raúl Castro mbetet lideri i Partisë Komuniste, duke qëndruar një gradë më lart se Presidenti Díaz-Canel.
Veritas.com.al/