(FOTO: Tani për tani edhe spitalet janë mbushur plot në Iran)/

Mijëra njerëz iranianë kanë kaluar natën e dytë pa strehë nën një mot të hidhët dhe temperatura të ulëta pas shkatërrimeve që shaktoi tërmeti, raporton BBC.

Qeveria po përpiqet ndihmojë zonën e goditur më së shumti në krahinën malore të Kermanshah, ku qindra shtëpi u shkatërruan.

Më shumë se 430 persona  u vranë dhe rreth 7,000 janë plagosur kur tërmeti goditi  zonën afër kufirit Iran-Irak të dielën.

Irani ka deklaruar të martën  ditë kombëtare të zisë.

Presidenti Hassan Rouhani do të vizitojë rajonin, por organizatave ndërkombëtare të mediave nuk u lejohet të vizitojnë zonat e goditura nga tërmeti.

Agjencia iraniane e lajmeve Irna tha se 430 njerëz kishin vdekur në vend. Në zonat më pak të populluara përtej kufirit në Irak, nëntë  persona vdiqën dhe qindra u plagosën. Mansoureh Bagheri, një zyrtare e Iranit me Shoqërinë e Gjysmëhënës së Kuqe, i tha BBC-së rreth 12,000 ndërtesa banimi  ishin “shembur totalisht”.

Veritas.com.al/