-Sistemi i ri nënkupton se vetëm një e treta e grave me tip të përbashkët të kancerit do të kenë nevojë për kimo, raporton londinezja The Guardian-

Mijëra gra me thuajse të njëjtën formë kanceri të hershëm në gjoks, mund të mos e përdorin kimioterapinë nën një regjim të quajtur “presion mjekësor”, sipas referimit të një studimi.

Kërkuesit kanë vlerësuar më shumë se 123,000 gra në Shtetet e Bashkuara dhe 23,000 gra në Mbretërinë e Bashkuar, të diagnostikuar çdo vit me forma të veçanta të sëmundjes. Nëse zbulimi do të implementohet, më pak se një e treta e grave të diagnostikuar me kancer, do të kenë nevojë për kimioterapi, ose edhe gjysma e tyre

“Prakatikisht, kjo nënkupton se mijëra gra do të mund të shmangin kimioterapinë, me gjithë efektet e saj anësore; me arritjen ekselente për një kohë të gjatë”, tha Dr Harold Burstein, një profesor i asociuar në ‘’Harvard Medical School”.

Veritas.com.al/