Mijëra shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia udhëtojnë këtë të premte drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës mbarëkombëtare në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Në një intervistë të dhënë për gazetaren e ABC News, Xhoana Çollaku, ata janë shprehur se lufta e UÇK, duhet mbështetur, nga të gjithë shqiptarët, ndërsa kërkojnë drejtësi për ish krerët e UÇK< që ndodhen në Hagë.
“Ne vijmë në mbështetje të tyre. E kemi obligim moral të jemi afër tyre. Mesazhi ynë është që shqiptarët të jenë të bashkuar pavarësisht bindjeve politike. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare është e drejtë”, është shprehur një qytetar nga Kosova.
Gjithashtu të tjerë qytetarë kanë dhënë mesazhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK duke bërë thirrje që qytetarët të jenë bashkë dhe në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK.
Ndërkohë 60 autobusë janë organizuar për qytetarët të Kosovës, që të udhëtojnë drejt Tiranës.