PARIS- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

Në mesazhin e tij, Macron tregon mbështetjen e palëkundur të Francës për rrugën evropiane të Shqipërisë.

Shefi i “Elysee” përmend takimin e të premtes, ku Shqipëria do të presë Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Sipas tij, ky Samit duhet të shërbejë për forcimin e partneritetit mes dy vendeve.

“Urime Edi Rama, mik i dashur, për fitoren tuaj në zgjedhjet legjislative.
Franca do të qëndrojë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj evropiane.
Do të takohemi përsëri të premten për Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe për një vizitë që duhet të na mundësojë të forcojmë më tej partneritetin tonë!”, shkruan ai.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *