CHARLIE SPIERING

 

Zëvendes Presidenti Mike Pence përsëri i kërkoi popullit Amerikan të premten të ndiqte udhëzimet federale për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.

“Ne kemi nevojë që çdo Amerikan të zbatojë udhëzimet e presidentit … sepse koronavirusi është rreth tre herë më ngjitës se gripi sipas vlerësimit tonë më të mirë,” tha Pence gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Pence pranoi se rrisku i Amerikaneve mesatarisht nga marrja e virusit ishte i ulët, por ata Amerikanë  që vazhdojnë jetën si normale do të ndihmonin përhapjen e virusit në mbarë vendin.

“Ju mund të kontaminoheni me koronavirus dhe të keni simptoma të lehta nëse do te keni, madje duke mos qënë të vetëdijshëm që e keni atë dhe ekspozoni dikë që është vulnerabël ndaj një rezultati serioz shëndetësor,” tha Pence.

Zëvendës presidenti përseriti se Amerikanët duhet të shmangin grupet me më shumë se dhjetë, të mos hanë në restorante publike për 15 ditë, dhe të lajnë duart rregullisht.

“Do të na bëjë të gjithë të punojmë së bashku për t’u siguruar që jemi të shpëtuar,” tha Pence.

VERITAS.COM.AL