Vizita e parë zyrtare e sekretarit të shtetit të SHBA, Mike Pompeo,i ulur sot në Moskë, synon të diskutojë situatën delikate në Karakas dhe Teheran

Nga: Manuel Glauco Matetich/

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, arriti këtë mëngjes në Moskë për të diskutuar mbi Venezuelën dhe Iranin.

Vizita e parë zyrtare e Mike Pompeos në Rusi nuk do të jetë një vizite kënaqësie dhe relaksimi. Detyra e Sekretarit të Shteteve të Bashkuara është të kuptojë pozicionin e Presidentit rus Vladimir Putin mbi çështjet e nxehta në këtë periudhe. Agjenda e Pompeos në fakt parashikon diskutimin e situatës aktuale të luftës civile në vendin e Amerikës së Jugut, ku vazhdon përplasja mes dy fraksioneve politike të udhëhequr nga diktatori Nikolas Maduro dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare të Karakasit Juan Guaido .

Fronti tjetër i hapur me Rusinë është çështja e Lindjes së Mesme, dhe në veçanti konfrontimi i armatosur midis Uashingtonit dhe Teheranit. Ngjarjet që ndodhën në ditët e fundit përgjatë brigjeve Iraniane, pikërisht në ujërat e Gjirit Persik, rrezikojnë të bëhen një situate gati për të shpërthyer në një luftë të paprecedente midis vendeve të Aleancës së Atlantikut (anëtarëve të NATO-s) dhe aleatëve historikë të Iranit , ose Rusisë dhe Kinës.

Pikërisht për natyrën delikate të këtyre ngjarjeve, Pompeo fluturoi në Moskë në një përpjekje për të gjetur një pikë të përbashkët midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, në pozita kundërshtimesh, për të qetësuar tonet dhe për të ndaluar veprimet e palëve ndërluftuese që gradualisht po zmadhohen me kalimin e orëve, veçanërisht për shkak të krizës bërthamore problematike dhe ende të pazgjidhur të Teheranit.

Para nisjes për Kremlin, kreu i diplomacisë amerikane ka takuar në Bruksel në një takim ministrat e jashtëm të BE me të cilët ai diskutoi të gjitha çështjet urgjente, duke përfshirë situatën e kërcënimit në rritje iraniane.

Veritas.com.al/