Rithemelimi është ngritur sërish këtë të premte në protestë para Bashkisë së Tiranës, për dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Edhe sot militantët e Sali Berishës dhe Ilir Metës kanë sulmuar me bojë të zezë e më pas me bomba molotov godinën e Bashkisë.
Kjo është protesta e tretë para Bashkisë, pas arrestimit të zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës.
Segmenti i rrugës që do të jetë i bllokuar është rreth Bashkisë së Tiranës në bulevardin kryesor. Policia ka rekomanduar si rrugë alternative Unazën e Madhe dhe Unazën e mesme.
Protesta vjen disa javë pas arrestimit të 3 ish drejtorëve të Bashkisë së Tiranës Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe, ky i fundit i arrestuar më herët edhe për dosjen e inceneratorëve, për abuzim me tendera duke favorizuar kompaninë “5D” që vetë drejtonin.
Gjithashtu 6 zyrtarë të tjerë u lanë në detyrim paraqitjeje.