(FOTO: Milo i Breitbart duke hyrë në festën e fitores me gazetarë)

Redaktori Breitbart News, MILO, ka vizituar mediat gjatë festës pas fitores së Donald Trump, në New York, dhe ka thënë se shumica e gazetarëve e kishin braktisur ngjarjen.

“Kjo është media që mbulon festën e fitores së Trump”, tha MILO, duke bërë një gjest nga radhët me karrige bosh të gazetarëve.”. “Kjo është pamja se si duken realisht mediat”.

“Kjo është ajo që ju tregon se këta njerëz realisht nuk duan t’ju thonë çfarë ndodh. Në një realitet vetë-shkatërrues që ata ndërtuan, nuk mbeti gjë tjetër veçse të largohen”.

“Çfarë mund t’u tregojnë për këtë fitore… ata nuk kanë të dhëna. Ata nuk dinë gjë dhe kjo është Pse-ja. Ata nuk ndodhen këtu, sigurisht”.

“I vetmi kanal influencues, tani një rrymë kryesore e publikimit, transmetoi këtë vit në mënyrë të ndershme dhe tani ka shumë njerëz në podium. Ky është Breitbart News”, tha.

/Veritas.com.al/