UPDATED:
Policia ka bërë të ditur se shoferi i gjetur pa jetë identifikohet si Viktor Marku; dhe se pas nxjerrjes së makinës nga lumi Mat, rezulton se nuk ka pasur njeri tjetër brenda në makinën e aksidentuar
Lajmi:
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Rubik ku një mjet tip Benz ka rënë në lumin Mat pasi u përplas me bordurën, raporton ‘Fax News’.
Si pasojë raportohet se 1 person ka humbur jetën. Mendohet se ky është shoferi i makinës. 3 të tjerë janë plagosur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po nxjerr mjetin nga lumi për të parë nëse ka persona të tjerë. Të plagosurit janë transportuar rrugës për në spital.
(Vijon)