Situata është tensionuar vetëm pak minuta pasi ka nisur protesta e minatroëve para selsië së kryeministrisë në Tiranë. Minatorët kanë bërë thirrjen:
“U mbush kupa, mjaft! Qeveri dil nga bunkeri!”
Dhe pas kësaj ka ndërhyrë policia, duke u përplasur me ta.
Më këtë thirrje dhjetra minatorët dhe përfaqësues të sindikatës së tyre po protestojnë sot para Kryeministrisë. Situata po shoqerohet me tensione pasi Kryeministria është rrethuar me një kordon policie.
Protestuesit ndërmorën dy tentativa në harkun kohor të pak minutave për të çarë kordonin e policisë dhe për të hyrë në Kryeministri.
“Kërkojmë ligjin jo Maliqin. Kërkojmë hakun, jo dajakun”, “Kryeministri ka frikë”, vazhduan thirrjet në kor të minatorëve.
Sindikata e Minatorëve akuzon qeverinë se nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për realizimin e statusit të minatorit, të cilin e rrëzoi me votë në seancën parlamentare të 2 shkurtit.
“Zoti Kryeministër jeni ju fajtori që arriti puna deri këtu, ju kujtoni se jeni trim se nuk po uleni në debat me ne. Por është e kundërta, jeni frikacak. Ju kujtoni se duke na vënë policinë përpara po zbatoni ligjin por është e kundërta kryeministër. Ju po përdorni policinë për të mbrojtur veten tuaj, pushtetin dhe padrejtësinë tuaj. Ne nuk jemi për këtë”.
“Kam 17 vjet nëntokë, nuk mi kanë quajtur nëntokë” thotë një minator.
Cilat janë kërkesat e Sindikatës së Minatorëve?
Fiqiri Xibri: Pensioni minimal që nuk duhet të jetë më pak se 175% të pagës minimale, kërkojmë përshkallëzimin e moshës së pensionit që është turp dhe faqja e zezë që një minator që ka punuar 12 vjet e gjysmë del 55 vjeç në pension dhe një që ka punuar 12 vjet e 5 muaj nuk del dhe del 65 vjeç. Ky është turp e faqja e zezë. Ka edhe kërkesa të tjera pastaj në lidhje me trajtimin shëndetësor, ata që aksidentohen në punë, ata që humbin jetën në punë.
Maxhoranca rrëzoi projektligjin e propozuar nga deputeti Përparim Spahiu me pretendimin se ai binte në kundërshtim me Kushtetutën dhe nuk parashikonte kostot ndërkohë një tjetër draft është duke u përgatitur në lidhje me statusin e minatorit këtë herë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Veritas.com.al/