11 persona kanë mbetur të plagosur sot në Londër, pasi një automjet goditi këmbësorët në rrugë, pranë Muzeut të Historisë së Natyrës.

Policia lokale, ka bërë me dije se kanë ndaluar një person të dyshuar lidhur me këtë ngjarje, e cila ndodhi në “Exhibition Road”, në South Kensington. Kjo zonë është shumë e populluar, sidomos me turistë, pasi aty afër ndodhet edhe Muzeu Historik i Natyrës, Muzeu i Shkencës dhe Muzeu Victoria & Albert.

Fatmirësisht, njerëzit kanë pasur lëndime të vogla, e kjo është deklaruar nga një gazetar i BBC-së. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, por akoma nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare.

Veritas.com.al/