(FOTO: Ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj. Arkiv)/
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pranuar publikisht për herë të parë se kërcënimet ndaj Lulzim Bashës kanë qenë serioze dhe reale: “Kërcënimet ndaj zotit Basha kanë qenë reale. Ne i kemi trajtuar këtë sinjalizime shumë seriozisht. Menjëherë ne kemi vënë në dijeni stafin e afërt që merret me sigurinë e zotitBasha”.
Kështu ka deklaruar sot në mbrëmje ministri i Brendshëm në studion e Top Chanel, për programine Sokol Ballës. Drejtuesi i emisionit i tha të ftuarit se ‘këqtë lajm e kam krijuar unë si fake neëz’, por ministri e ndërpreu:
“Kanë qenë disa deklarata të bëra nga ISIS dhe eksponentë të tyre në rajon. Nuk kanë qenë adresime direkte ndaj sigurisë së zotit Basha, por indiciet çonin edhe aty”- ka thënë ministri Xhafaj. Pastaj ai ka shtuar:
“Gjatë kohës së festave kishim informacione për persona konkret që ndodheshin në Shqipëri që kishin potenciale për akte terroriste. Ata kanë hyrë dhe kanë dalë në territorin shqiptar”.
Veritas.com.al