Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias pas takimit me homologen shqiptare, Olta Xhaçka në Tirana, ka dhënë disa detaje çfarë biseduan nga takimi i tyre.

Në një konferencë të përbashkët për mediat, Dendias tha se po punohet për çështjen e detit, e cila është në gjykatën ndërkombëtare të Hagës.

Ai u shpreh se duhet kompromis që çështja e detit të shkojë Gjykatën e Hagës.

“Është kënaqësi e madhe për mua të takoj sërish këtu pas vizitës suaj në Athinë. Ardhja ime këtu është hapi i fundit pas takimit tim me kolegun tonë. Qeveria greke tregon përparësi për fqinjësinë e Greqisë.

Dua të jem i qartë se stabiliteti, prosperiteti, përbën kërkesën parësore. Perspektiva e Ballkanit Perëndimor është sfidë që duhet ta përballojmë me sukses. Përshkallëzimi i çështjes në veri të Kosovës, duhet të jemi realist dhe më frytdhënës dhe të bëjmë lëvizjet e duhura. në takimet që kam pasur si në Prishtine dhe Beograd, kam nënvizuar rëndësinë e dialogut.

Takimi i sotëm është dhe në kuadër të kontakteve konstruktive. Diskutuam dhe në bazë të marrëveshjes që kemi pasur në parim për të kaluar në kompromis çështjen e detit në Hagë. Folëm dhe për rolin e minoritetin grek në Shqipëri apo dhe minoritet tuaj në Greqi. Këto ura përbëjnë një hallkë të çmuar.

Vizita e kryeministrit është ajo që do kontribuojnë në këtë drejtim. Theksuam se duhet të thellohemi as më shumë në bashkëpunim për tregtinë dhe mjedisin, veçanërisht për lumin Vjosa.

Kemi rënë dakord që në parim të bëjmë një program për mbrojtjen e tij në datat 23. Është shembull konkret që mund të krijojë ndërgjegje. Sulmi në Ukrainë është një problem i madh për çështjen e energjisë. Jemi të përgatitur, që të ofrojmë çdo gjë që ju mendoni se është rruga e duhur. Perspektiva evropiane e Shqipërisë është me një rrugë kalimi drejt BE.”, tha ai.

Dendias në fjalën e tij foli edhe për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku shprehu mbështetjen e Greqisë.

“Diskutuam edhe për energjinë edhe për marrëveshjen e Shqipërisë dhe Greqisë sa i përket energjetikes. Folëm për investimet më të shumta në Greqi dhe Shqipëri. Do doja të referohesha dhe në perspektivën evropiane të Shqipërisë. Greqia ka qenë mbështetëse e ngrohtë e Shqipërisë në rrugën evropiane. Këtë mesazh kam përcjellë në Beograd, Prishtinë dhe këtu”, tha  Denidas.

Ndërsa ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka është shprehur se në takimin me homologun e saj grek, Nikos Dendias, ishte edhe marrëveshja e detit, ku theksoi se ka vullnet për kompromis për për referimin e kësaj çështjeje në Hagë.

Gjithashtu Xhaçka ka kërkuar zgjidhje për shfuqizimin e Ligjit të Luftës

“Kemi mirëkuptim për të trajtuar dhe për të kërkuar zgjidhje për të gjitha çështjet, një nga ajo, ishte dhe marrëveshja me detit, të dyja palët kanë vullnetit për një kompromis për referimin e çështjet në Hagë, bashkëpunimi, si fusha sociale, kultura, janë ura për thellimin e bashkëpunimit,. Produkt është edhe kërkesa jonë për negociimin dhe nënshkrimin për pensionet, nga i cili do të përfitojnë dhe shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri, sa i përket situatës në rajon, por edhe më tej, Dendias vjen nga një tur rajonal, folëm për rajonin dhe Europën, dënojmë sulmin në Ukrainë, integrimi i Ballkanit perëndimor merr përparësi dhe përfshin dhe Kosovën. Greqia është mbështetesë për integrimin tonë dhe më lejo të të falenderoj, për këtë proces jetik”, tha Xhaçka.