Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë ku u takua sot me homologun e tij, Giorgos Gerapetritis.

Pas takimit mes dy delegacioneve, ministrat zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp. Gerapetritis bëri me dije se mes të dyve është diskutuar i gjithë spektri i marrëdhënieve bilaterale.

“Hijet që kanë lëkundur marrëdhëniet mes dy vendeve tona duhet të zhduken dhe të mos përsëriten. Duhet të shikojmë drejt së ardhmes me një qëndrim pozitiv, të bazuar në përkushtimin ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe në përpjekjen e vazhdueshme për marrëdhënie miqësore dhe fqinjësore të mira”, tha Gerapetritis.

Kryediplomati grek e cilësoi zgjerimin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor si të domosdoshëm për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, duke mënjanuar faktorët e destabilizimit.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *