( FOTO: Ministri i Jashtëm i Polonisë Witold Waszczykowski)/
Ministri i Jashtëm i Polonisë ka mbrojtur urdhrin e presidentit Donald Trump për ndalimin e hyrjes së emigrantëve nga shtatë vende kryesisht Myslimane; duke argumentuar se çdo shtet sovran ka të drejtë të vendosë politikën e vet të emigracionit.
Witold Waszczykowski tha se “asnjë shtet nuk ka për detyrë të presë emigrantë”, dhe se Trump “është zgjedhur president, ai ka të drejtë” të vendosë ndalimin.
Waszczykoëski e bëri komentin ditën e Diele në mbrëmje në Polsat News, një stacion privat televiziv.
Waszczykowski i përket qeverisë konservatore që është kundërshtare e fortë për pranimin e emigrantëve Mysliman. Vitin e kaluar ai luajti rol kyç në bllokimin e BE që të lejojnë kalimin e refugjatëve përgjatë kufijve të shteteve evropiane.
Urdhri ekzekutiv i Trump mbi emigracionin shkaktoi protesta në aeroportet e Amerikës dhe në shtete të tjerë rreth botës si akt “i shkeljes së të drejtave të njeriut”.
/Veritas.com.al/