Afati i fundit i caktuar për diplomatët e huaj që të thërriteshin në Ankara si pjesë e hetimit për grushtin e shtetit, përfundoi sot, e Enjte. Një veprim i quajtur “legal” do të ndërmerret kundër atyre që mendohet se ishin pjesë e grushtit por  që do të hezitojnë të kthehen, tha të enjten Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

Në një intervistë me një kanal privat televiziv, NTV, Cavusoglu tha se nëpunësit civil në Bangladesh janë larguar për në Neë York, ndërsa dy ushtarakët që u strehuan në Greqi kanë fluturuar drejt Italisë.

 

Cavusoglu tha, gjithashtu se problemet e shkaktuara nga grushti i dështuar më 15 korrik në Bazën Ajrore të Incirlik në Jug të Turqisë, që u përdor nga kolicioni i SHBA kundër Shtetit Islamik, janë zgjidhur. Turqia, që tani mund të jetë pjesë e veprimeve të koalicionit me avionë luftarak, tha ai.