(FOTO: Sigmar Gabriel, zëvendës kancelar dhe minister i Punëve të Jashtme të Gjermanisë)/
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë është nisur për në Uashington për të takuar sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson për të përçuar atë që e quajti “ofertë për miqësi dhe mirëbesim”.
Udhëtimi i Sigmar Gabriel ditën e Enjte vjen pas kritikave që kancelarja gjermane Merkel ka bërë në drejtim të presidentit Donald Trump mbi ndalimin e emigracionit nga shtatë vende me shumicë myslimane. Vizita, gjithashtu, vjen mes shqetësimeve në Berlin mbi synimet në treg të administratës së re amerikane.
Gabriel, i cili ëhstë gjithashtu zëvendës kancelar i Gjermanisë, poritet të takojë edhe zëvendës- presidentin amerikan Mike Pence. Ai theksoi se vendi i tij është aleati më i ngushtë dhe për një kohë të gjatë i Shteteve të Bashkuara, në Evropë.
Gabriel tha se “miqësia mes dy kombeve është shumë më e rëndësishme se bashkëpunimi mes dy qeverive; por edhe marrëdhëniet mes kombeve nuk mund të përparojnë pa bashkëpunimin mes qeverive”.